Pak ditë më parë kompania që po ndërton rrugën e Arbrit mbushi me asfalt disa gropa dhe pjesë të dëmtuara të rrugës në segmentin nga Qaf Murriza e deri në fshatin Shkallë të Xibrit. Por në gjendje të rënduar mbetet pjesa tjetër e bypassit të rrugës së Arbrit. Segmenti nga fshati Bastar i Mesëm deri në Qafën e Murrizes në afërsi të tunelit është në gjendje skandaloze. Segmenti ka prani të gropave dhe shembje në Bastar Murrize. Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët shprehen se me këto problem që ka aksi qarkullimi në të është bërë akoma më i vështirë. Ata kërkojnë që kompania të bëjë riparimet e nevojshme ku minimumi është të mbushë gropat me asfalt deri në hapjen e tunelit të Murrizit për qarkullimin e automjeteve.
Për shkak edhe të terrenit në të cili ndodhet ky bypass mjetet mbinxehen teksa kalojnë aty për shkak se duhet të ecin ngadalë si pasojë e pranisë së gropave. Nisur nga kjo ndërhyrja në këtë segment është e domosdoshme në këtë periudhë.