Burreli ka kaluar një sezon me plot ulje ngritje por tashmë duket se më në fund ekipi gëzon një formë të mirë.

Forma e mirë e ekipit është konfirmuar për Mattv.al edhe nga administratori i klubit Bajram Ballabani i cili ka konfirmuar edhe datën e ndeshjes me Tomorrin.

Burreli-Tomorri do të ndeshen në datë 26 maj në qytetin e Durrësit ose në Tiranë.

Matjanët vijnë në këtë takim me disa mungesa tê rëndësishme.

Kujtojmë që Sefgjini i pezulluar nga FSHF dhe 2 lojtarët e përjashtuar nga ekipi Danaj dhe Miraka do të mungojnë.

Gjithashtu mungesë e tepër e rëndësishme është edhe Uendi Vecaj i cili vuan nga një dëmtim.

Teksa Burreli pa një sezon prej protagonisti absolut i cili kryesoj kampionatin për shumicën e kohës ndryshe mund të thuhet beratasit të cilët asnjëherë nuk mund të shqetësonin Egnatian e vendit të parë. Në përbërje mund të themi qe kanë një ekip të barabartë me matjanët.

Raboshtën me shokë i pret një ndeshje tepër e luftuar ku do të kenë jo vetëm mbështejen e drejtuesve Malaj dhe Ballabani por të një qyteti të tërë.

Arlindo Vani Mattv.al