Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë në gjendje skandaloze. Ndonëse për mirëmbajtjen e tij shteti paguan qindra milionë lekë, asnjë ndërhyrje për përmirësimin e gjendjes nuk është bërë. Në segmentin nga Skurajt deri në Qafën e Ulzës ka rënie të vazhdueshme të gurëve të cilët janë kthyer jo vetëm në problem por edhe ë rrezik të madh për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge. Po ashtu një tjetër problem i vazhdueshëm në këtë rrugë është edhe prania e madhe e gropave. Në këto ditë dimri, gjendja është rënduar sëtepërmi edhe për faktin se aksi nuk e ka më vëmendjen e mëparshme pas hapjes së qarkullimit në rrugën e Arbrit. Drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë shprehen se autoritetet duhet t’i kërkojnë llogari firmës “Geci” e cila duhet ta mirëmbajë dhe të përmirësojë gjendjen e rrugës e jo ta lërë atë të degradojë në këtë gjendje që është sot.

Edhe pse është hapur qarkullimi me Tiranën në rrugën e Arbrit, aksi nacional Burrel – Skuraj vijon të ketë një fluks të lartë lëvizjeje pasi shumë qytetar i drejtohen Laçit, Shkodrës, Mirëditës e Lezhës nëpërmjet kësaj rruge.