Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë problematik për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët. Prania e madhe e gropave e bën lëvizjen në të të vështirë. Segmenti më problematik mbetet nga Ura e Ulzës deri në Burrel.

I gjithë ky segment është i dëmtu8ar dhe ka prani të madhe të gropave. Edhe pse firma mirëmbajtëse i mbush ndonjëherë gropat me zhavor, qëndrueshmëria është e përkohshme, duke u kthyer në po të njëjtën gjendje. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë pasi rruga jo vetëm që po ju dëmton mjetet, por po i dëmton ato edhe fizikisht.