Rruga nacionale nga Skurajt në Drejtim të Peshkopisë është me problematikat e saj. Ndonëse në segmentin nga Burreli deri në Klos po investohet me një projekt pothuajse të plotë rehabilitimi, në segmnentin tjetër nga Burreli në Skuraj nuk po vihet dorë në të.

Ky aks jo vetëm që nuk i është nënshtruar një rehabilitimi si ai Burrel – Klos, por po degradohet çdo ditë e më shumë. Pjesa më problematike mbetet nga Ura e Ulzës deri në Burrel e sidomos në fshatin Bushkash. Gropat këtu thellohen çdo ditë e më shumë, sidomos edhe pas prezencës së vazhdueshme të ujit. Drejtuesit e mjeteve vazhdimisht janë ankuar për gjendjen skandaloze të kësaj rruge.

Nga ana tjetër ata kërkojnë që të firma të ndërhyjë sa më parë edhe në këtë segment, pasi dalëngadalë po kthehet si dikur segmenti Burrel – Klos.