Rrugët rurale të paasfaltuara në Bashkinë e Klosit po bëhen problematike për banorët megjithë ndërhyrjet e bëra nga pushteti vendor. Rruga e fshatrave Bel e Unjate në këtë Bashki është kthyer në një problem të madh për drejtuesit e mjeteve pasi ka gropa në të gjithë gjatësinë e saj.

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët kërkojnë që Bashkia Klos, ashtu siç ka ndërhyrë për pastrimin e kanaleve kulluese anësore të ndërhyjë edhe për mbushjen e gropave në këtë rrugë.

Për shkak të terrenit të thyer, rruga e fshatrave Bel e Unjate në Bashkinë Klos bëhet shpesh problematike pasi shtrimi i saj me zhavor është i paqëndrueshëm.