Pas fundjavës që kam pas me temperatura shumë të ulta dhe reshje dëbore në të gjithë vendin, përmirësimi i motit ka nxjerr fermerët në punë. Ditët me diell dhe temperaturat e favorshme kanë bërë që banorët e luginës së Matit të nisin menjëherë punën krysisht në vreshtari. Shpëtim Demiri thotë se kjo është kohë ideale për të krasitur hardhinë, ndaj dhe nuk ka humbur kohë e ka nisur menjëherë punën. Ai shpreson që ky sezon të jetë më i mbarë se ai i vitit të kaluar, jo vetëm për kushtet atmosferike, por edhe për tregun e shitjes së prodhimeve.
Vitin e kaluar frutikultura në Mat u dëmtua rëndë nga reshjet e borës që ranë me 1 Prill. Kjo bëri që jo vetëm frutikultura, por të gjitha kulturat bujqësore të mbjella para 1 Prillit të mos kishin rendimentin e pritshëm.

Share
Read more