Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë po shënon rritje të ndjeshme nga dita në ditë. Vetëm një ditë më parë u shënuan në të gjithë vendin rreth 900 të infektuar. Ndërkohë në Mat, numri i të infektuarve një ditë më parë ishte 15 qytetar, në Dibër 3 të infektuar dhe në Klo 1 i infektuar.
Nisur nga numri i lartë i rasteve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale njoftoi këtë të shtunë hapjen e spitalit Covid 3 si dhe kalimin në gatishmëri të spitaleve rajonale.
Burime për Mat Televizion pranë Spitalit Rajonal Dibër thanë se ambjentet e planifikuara që në fillim të këtij viti për tu përdorur për pacientët me Covid, janë gati, ndonëse përdorimi i tyre do të bëhet vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në të gjithë Qarkun e Dibrës, aktualisht janë rreth 170 qytetar të infektuar aktiv me koronavirus. Institucionet shëndetësore vijojnë apelin për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar që të paraqiten pranë pikave të vaksinimit dhe të vaksinohen.
Një tjetër apel i autoriteteve është izolimi në rast të shfaqjes së shenjave apo edhe kur del përgjigja pozitive. Karantimi është një tjetër masë personale për të kontribuar në uljen e përhapjes së virusit në komunitetin ku jetojmë.