Vendi ynë po përballet çdo ditë me një rritje të madhe të numrit të infektimeve të reja me Covid-19. Vetëm një ditë më parë në të gjithë vendin u zbuluan 2029 të infektuar me koronavirus. Edhe Qarku i Dibrës vijon të shfaqë rritje të infektimeve ku në vetëm Dibër u zbuluan 20 qytetar të infektuar me koronavirus dhe vetëm 2 qytetar në Mat. Në total numri i qytetarëve që aktualisht janë të infektuar në këtë qark ka shkuar në 215.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. 

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve antiCovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.