Bizneset e bar kafeve që nuk mund të shfrytëzojnë ende hapsirat e brendshme të tyre, vijojnë të përballen me mungesë të punës. Shumë biznese nuk po shfrytëzojnë dot as hapsirat e jashtme pasi qytetarët nuk shkojnë. Shtimi i rasteve me Covid-19 javët e fundit ka bërë që puna të mungojë akoma edhe më shumë.

Ndonëse në Klos ende nuk ka asnjë rast të shfaqur me Covid-19, shumë biznese kryesisht bar kafetë nuk kanë klient. Një rast i tillë është edhe për këtë biznes pronari i të cilit shprehet se qytetarët po hezitojnë çdo ditë e më shumë për shkak të rritjes së rasteve të të prekurve me koronavirus.

Pas disa ditësh në Qarkun Dibër nuk u raportua për raste të reja të të infektuarish me Covid-19, duke mbetur deri tani me vetëm 18 raste aktive të shpërndara në Bashkitë Dibër, Bulqizë dhe Mat.