Deputetët e mazhorancës dhe ato të opozitës u bënë bashkë pak ditë më parë për të rritur pagat e vetes dhe kabinetit qeveritar deri tek presidenti i republikës. Por ky vendim i parlamentit nuk është pritur mirë nga qytetarët sidomos pensionistët të cilët vijojnë të ankohen se pensioni nuk ju mjafton as për ilaçe. Pensionistët e Dibrës thonë se ky vendim është i padrejtë dhe diskriminues për shtresat e tjera të shoqërisë.