Edhe Bulqiza ka njohur rritje të rasteve të reja të infektimeve në javët e fundit. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta, tha se aktualisht janë 39 raste aktive në këtë bashki, të cilët po monitorohen nga strukturat përkatëse.

Nga ana tjetër, Meta ju bëri apel qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar, të paraqiten pranë pikës së vaksinimit dhe të vaksinohen. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta u shpreh se ka vaksina të mjaftueshme për të vijuar procesin duke qenë se edhe shtatori është muaj i hapur.

Po ashtu, Meta tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për procesin mësimor që të vijojë normalisht.