Ritja e çmimit të karburanteve në vendin tonë, pritet të reflektohet edhe në rritjen e biletave të transportit publik. Ende ky çmim nuk është rritur por kompanitë e transportit po shohin mundësinë e rritjes së çmimit të biletës për lëvizjet nga qyteti në qytet. Ndërkohë nga ana tjetër, vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se rritja e çmimit të karburantit është reflektuar në rritje të kostos së shpenzimeve. Sipas tyre, gjendja e rrugëve është shumë e keqe, duke ju kthyer në një kosto shtesë pronarëve të automjeteve. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se duhet të ketë një reagim qytetar në lidhje me rritjen e çmimeve që nuk janë vetëm tek karburantet, por në çdo sektor.

  Në transportin publik drejt Tiranës ende nuk ka rritje të çmimit të builetës. Momentalisht bileta Peshkopi – Tiranë është 600 lekë, Bulqizë – Tiranë  500 lekë dhe Burrel – Tiranë  400 lekë.