Një ndër problemet më të mëdha të fshatit Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit është uji i pijshëm. Banorët ankohen se edhe pse jemi në stinën e dimrit, ata nuk kanë ujë të pijshëm mjaftueshëm në shtëpitë e tyre. Por si të mos mjaftonte kjo, banorët ankohen edhe për cilësinë e rrjetit që sipas tyre është tejet i amortizuar dhe nuk ka asnjë siguri për cilësinë në të cilën përcjell ujin.

Ujësjellësi i Rripës nuk shërben për të gjithë banorët e fshatit pasi nuk ka rrjet në çdo banesë. Ajo që bie në sy në këtë fshat, janë çisternat të cilat i gjen nga dy apo tre në çdo banesë. Kryetari i fshatit Rripë, Liman Baku thotë se në këtë rrjet nuk është investuar qëkur ai është ndërtuar.

Baku thotë gjithashtu se nga konsumimi i ujit të këtij rrjeti, kanë frikë mos marrin infeksione të rënda.