Banorët e lagjes Duka në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ankohen për gjendjen e rrugës së tyre automobilistike. Ndonëse kjo lagje nuk është shumë larg rrugës kryesore, banorët e kanë pothuajse të pamundur të shkojnë deri tek banesat, me mjetet e tyre. Ata shprehen se janë të detyruar t’i lënë larg banesave, ku në disa raste, mjetet kanë rënë pre e vjedhjes. Shqetësimi më i madh për banorët e kësaj lagjeje është stina e dimrit, pasi reshjet e shirave krijojnë baltë në rrugë, çka e bën të pamundur lëvizjen e mjeteve në të. Sipas banorëve rruga nuk është shtruar asnjëherë deri tek banesat e tyre, duke i lënë në këtë gjendje prej shumë vitesh.
Nga ana tjetër banorët kërkojnë që tju shtrohet rruga, pasi nuk mund të kryejnë asnjë transport me automjete deri tek banesa. ndërsa të sëmurët detyrohen t’i zbresin në krah deri në rrugën kryesore.