Ashtu si në të gjitha qytetet e vendit edhe në Peshkopi është vënë re një lëvizje masive paraditen e kësaj të shtunë. Qytetarët kanë dalë të grupuar në rrugët e qytetit por ajo që bie më shumë në sy është bulevardi “Elez Isufi”.

Shumë prej qytetarëve kanë dalë për të shëtitur dhe nuk duket aspak se kanë dalë për të bërë blerjet e nevojshme, për të cilën dhe është lejuar lëvizja. Gjithsesi qytetarët dibranë kanë një apel ndaj qeverisë. Duke qenë dakord me masat shtrënguese, qytetarët kërkojnë të ndihmohen familjet në nevojë dhe bzinesi i vogël i cili është drejt falimentit.

Sapo ora shkoi 13:00 të gjitha rrugët e qytetit të Peshkopisë u boshatisën. Qytetarët u mbyllën brenda ku duhet të qëndrojnë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.