Goditet një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike që u zbulua nga kontrolli me dron. Asgjësohen me anë të djegies, 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zonë pyjore, në fshatin Gallatë.

Vihet në pranga 28-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre Arnold Bibaj. Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gallatë, Gj. B. 51 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.