Pergjate dy viteve te fundit ne trasene e Rruges se Arberit nga ura e Vashes deri ne dalje te tunelit te Qafës së Buallit duket sikur puna është ndalur. Ne dalje të këtij aksi nga Bulqiza, kamera e “Mat Televizion” fokusoi rreshqitje të gureve si dhe gropa të shumta. Po keshtu dhe ne hyrje dhe dalje te këtij tuneli kishte rreshqitje guresh. Brenda ne tunel dyshemeja rezulton të jetë e pashtruar me aslfalt. Gjithashtu në këtë aks të Rrugës së Arbërit vihen re dhe demtime te veprave te artit, si tumbinat.
Sipas banorëve të fshatit Plani i Bardhë, mungesa e kujdesit te firmes kontraktore ka detyruar banorët e këtij fshati ta mirembajne vete rrugen. Ato marrin mjete me pagesë, si fadroma, per te larguar guret duke sjell hapjen e saj drejt Bulqizës.
Here pas here ne kete trase ka rreshqitje dherash dhe masive shkemboresh qe mund te rrezikojne jeten e kalimtareve dhe drejtuesve te automjeteve.
Kjo situate perseritet me shpesh kur ka reshje te denduara shirash.
Banoret shprehen jashte kameres qe firma kontraktuese te pakten nje here ne muaj duhet te sjelle nje mjet per pastrimin e trasese nga guret shkembore. Ato gjithashtu shtojne se nuk kane pare per me teper se 2 vite makinerite e firmes per te punuar ne kete trase.