Në ditën e pesë majit u zhvilluan një srë aktivitetesh përkujtimore për dëshmorët e atdheut. Një ndër ta ishte edhe ceremonia e zhvilluar në ambjentet e Këshillit Bashkiak për dorëzimin e dokumenteve që i njohin titullin Dëshmor i Atdheut, Rrahman Pupla, i cili humbi jetën gjatë luftës anti-fashiste.
Fjalën e rastit e mbajti, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të LANC-it Mat, Ramazan Kola, ndërsa mëm pas zv/ministri i Mbrojtjes njëherë nën kryetar i Komisionit Qëndror të Statusit Dëshmor i Atdheut, Petro Koçi i dorëzojë nipit të Rrahman Puplës, Sali Pupla dokumentat zyrtare që i njohin atij statusin Dëshmor i Atdheut dhe familjes, familje Dëshmori.
Më pas fjalën e morën Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të të Përndjekurve Politik, Besim Ndregjoni, Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani dhe këshilltari Qemal Cenaj.
Marrja e statusit Dëshmorë i Atdheut nga Rrahman Pupla e bën atë dëshmorin e 257 në Mat.