Rivishet me asfalt Bypassi i Murrizit, banorët: mund të bllokohet kalimi në tunelin e Murrizit

Rivishet me asfalt Bypassi i Murrizit, banorët: mund të bllokohet kalimi në tunelin e Murrizit

Bypassi i Murrizit, i cili shërbeu si rrugë nacionale, i është nënshtruar një rehabilitimi kohët e fundit. Pjesët e dëmtuara që kur kishte qarkullim të automjeteve nuk riparoheshin, janë asfaltuar. Gjatë një vëzhgimi të bërë në të gjithë gjatësinë e këtij bajpasi vihet re një ndërhyrje e pjesshme, por në shumë segmente është bërë ndërhyrje e plotë. Banorët e fshatit Bastër Murrize thonë se shkak për këtë riveshje të bajpasit është bërë dëmtimi që ka pësuar tunelin kryesor i Murrizit. Agim Lila thotë se kompania pritet të zhvendosë qarkullimin e automjeteve nga bajpasi në momentin që do të nisë puna për riparimin e dëmtimit që ka pësuar tuneli në afërsi të kilometrit të dytë në drejtimin Tiranë - Klos. Ky informacion sipas Lilës është nga specialistët që punojnë aktualisht në tunelin e emergjencës. Segmenti më i dëmtuar i bypassit të Murrizit ka qenë në anën e Tiranës, por ndërhyrje janë bërë edhe në anën e Xibrit të bashkisë Klos.