Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i shoqëruar nga deputetë të kësaj force, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj,Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi etj, zhvilluan një takim me demokratët e Matit. Në fjalën e tij, Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, tha se Partia Demokratike do t’ia dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe se do t’i fitojë ato. Bardhi tha se deri në muajin maj, Partia Demokratike do të ketë gati ekipin që do t’i paraprijë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërsa shtoi se nga ana tjetër, aksioni opozitar do të vijojë.

Turi i takimeve me bazën do të vijojë në çdo degë të Partisë Demokratike nëpër Shqipëri deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.