Kjo ishte pamja e pak muajve më parë e urës që lidhnjësinë administrative Shupenzë me atë Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. ura në fjalë që përdorej nga qindra banorë ishte kthyer në një rrezik të madh për të gjithë ata që duhej të lëviznin mbi të.

Ndërkohë, Bashkia e Bulqizës ka ndërhyrë për ta zgjidhur këtë problematikë, ku nga një urë gati të rrënuar e ka kthyer atë në lehtësisht të përdorshme nga çdo grupmoshë. Ndërhyrja në të është bërë në mënyrë të përgjithshme ku jo vetëm i është vendosur e gjithë shtresa e re e dërrasës, por ajo ka në të dy anët e saj rrjetë që pengon rënien nga ura. Banorët e zonës shprehen se ura ka qenë dhe vazhdon të jetë jetike për ta, pasi duhet të lëvizin mbi të çdo ditë qoftë për të dalë tek tokat bujqësore qoftë për të dalë në njësinë Shupenzë apo Gjoricë.
Me ndërtimin e rrugës së Arbrit, kjo urë ju shërben më shumë banorëve të Shupenzës të cilët shkojnë më shpejt aty.