Rugae lagjes “Çupaj” në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit tashmë është në funksion të plotë. Të gjitha llojet e automjeteve kalojnë lirisht në këtë rrugë, duke bërë që banorët e kësaj lagjeje të kenë mundësinë të transportojnë çdo material të nevojshëm pranë banesave të tyre me automjete.
Jashtë kameras banorë të lagjes thanë se ndërhyrja është bërë nga ana e firmës që po ndërton rrugën e Arbrit si kontribut në komunitet dhe me kërkesë të vetë banorëve.
Ata shprehen gjithashtu se pushteti vendor nuk ndërhyri për tjua zgjidhur problemin i cili i kishte lënë të izoluar prej muajsh. Ndërkohë zgjidhja e problemit është bërë duke çarë shkëmbin në anën e sipërme dhe zgjeruar trasenë e kësaj në një hapsirë që mund të kalojnë të gjitha llojet e automjeteve.
Shkarja e një pjesë të rrugës vijon të jetë e tillë pasi nuk i është ndërtuar muri mbrojtës, por kjo tashmë nuk pengon qarkullimin e automjeteve dhe nuk rrezikon që kafshët e ngarkesës të rrëzohen teksa kalojnë aty.