Rikthimi tek tokat nga paga e pamjaftueshme

Rikthimi tek tokat nga paga e pamjaftueshme

Jo vetëm pagat në administratën publike apo pensionet janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën, por edhe pagat në sektorin privat. Edmond Manjani nga fshati Homesh prej vitesh punon në sektorin privat për të siguruar të ardhura ekonomike për familjen e tij. Edmondi i është rikthyer edhe bujqësisë pasi me pagën që merr e ka të pamundur të përballojë të gjitha shpenzimet. Sipas tij, çmimet shumë të larta kanë bërë që jetesa të vështirësohet sidomos për familje që kanë fëmijë për të shkolluar. Nisur nga kjo, mundësia e vetme i mbetet bujqësia për shtimin e të ardhurave familjare. Nga ana tjetër, Edmondi thotë se nënën e ka të sëmurë, por bashkëshortja që kujdeset për të nuk merr shpërblim për kujestarinë. Kjo sipas Edmondit, vështirëson më shumë gjendjen eknomike pasi bashkëshortja nuk mund të bëjë punë tjetër. Kryefamiljari Edmond Manjani shpreson që situata në vendin tonë do të ndryshojë dhe të gjithë të trajtohen denjësisht sipas standardeve europiane.