Bulqizë/ Ish-polici që la detyrën dhe ju përkushtua bujqësisë

Bulqizë/ Ish-polici që la detyrën dhe ju përkushtua bujqësisë

Ky është Mehmet Lika nga fshati Gjoricë e Sipërme në Bulqizë. Ndonëse sot ai merret me bujqësi, ka 19 vite karrierë në policinë e shtetit. Ashtu si me uniformën e policisë së shtetit që sipas tij ishte e braktisur nga strukturat shtetërore, ashtu ndodh edhe me bujqësinë - thotë Mehmeti. Karrierën në polici e ndërpreu shumë shpejt për shkak se nuk kishte mbrojtjen e duhur, teksa i duhej të lëvizte nga njëri qytet në tjetrin. Por përkushtimi ndaj bujqësisë sipas Mehmetit është i njëjti shembull pasi as këtu shteti nuk kujtohet për t’i mbështetur fermerët siç duhet. Po ashtu, Lika ngre një tjetër shqetësim. Atë të regjistrimit të tokave bujqësore, një proces ky sipas tij shumë i lodhshëm për banorët dhe pa mbështetjen e duhur. Apeli i ish-policit Mehmet Lika shkon për institucionet vendore të Bulqizës që të ndihmojnë fermerët për regjistrimin e tokave bujqësore.