Skena e pallatit të kulturës së qytetit të Burrelit do të shërbejë të premten si skenë teatrale pasi gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete të tilla. Për fëmijët nga kopshti deri në klasën e pestë do të vihet në skenë shfaqja tre derrkucët, ndërsa për të rriturit do të jetë komedia “Nuk dëgjoj, Nuk shikoj, Nuk flas” me interpretim të aktorëve Romir Zalla, Jorida Meta, Ervin Bejleri dhe Alert Çeloaliaj.
Drejtori i Qendrës Kulturore Mat, Sokol Meta tha se këto dy shfaqje do të jenë sipari i aktiviteteve kulturore që do të zhvillohen në vazhdimësi.
Shfaqja e Komedisë “Nuk dëgjoj, Nuk shikoj, Nuk flas” e orës 18:00 do të jetë me bileta me një çmim modest, por pa asnjë arsye për tu humbur.