Bllokimi i portalit e-albania ka detyruar Ministrinë e Brendshme që të rikthejë shërbimet në sportele. Prej dy ditësh qytetarët është dashur që të shkojnë pranë zyrave të gjendjes civile për të marrë dokumentet që ofrojnë këto zyra. Në zyrën e gjendjes civile pranë bashkisë Klos ka patur një fluks të shtuar të qytetarëve. Përgjegjësja e kësaj zyre, Suzana Çela tha se shërbimi do të ofrohet fizikisht deri në një urdhër të dytë të ministrisë së brendshme.
Fluks të shtuar të qytetarëve në zyrat e gjendjes civile ka patur në të gjithë qarkun Dibër. Për shkak se bllokimi i portalit e-albania ka ardhur në një kohë kur në vendin tonë rikthehen emigrantët, ka bërë që numri i qytetarëve që kërkojnë të marrin shërbime të jetë i lartë.