Blektor të Qarkut të Dibrës kanë ngritur shqetësimin e ngordhjes së bagëtive të tyre. Blektorët thonë se bagëtive ju nxihet gjuha dhe kanë temperaturë e më pas ngordhin. Situata ka qenë shqetësuese prej muajsh. Blektorët Ramazan Alla nga fshati Topojan dhe Fiqiri Gjaçi nga fshati Sovraçan në Njësinë Administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë shprehen se kanë patur dëme të mëdha gjatë këtyre muajve ku ju kanë ngordhur disa krerë. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë apo këshillë nga strukturat vendore të bujqësisë.

Ndërkohë mjekët veterinar thonë se është rikthyer sëmundja e njohur si “gjuha blu” e cila ka qenë prezente edhe pak vite më parë në vendin tonë ku shkaktoi ngordhjen e shumë gjedhëve apo bagëtive të imta. Kjo sëmundje dyshohet se transmetohet nëpërmjet mushkonjave.