Temperaturat shënojnë minus 5 gradë, në disa njesi të thella të bashkis Dibër janë krijuar shumë probleme për shkak të borës së rënë gjatë ditës së sotme . Njesia Lurë nuk komunikon me bashkinë e Dibres në rrugë rurale për shkak të bllokimi të rrugës nga reshjet e rëna te dëborës. Pas infomrmacioneve të mara kjo njesi komunikon vetëm nga Rresheni pasi rruga Peshkopi -Lurë është e bllokuar prej disa ditësh.
Probleme kanë edhe disa njësi të tjera administrative si Selishte, Kalaja e Dodës, ku kalimi për në Peshkopi kalohet me shumë vështirësi.
Ka shume fshatra në qarkun e Dibrës që janë të bllokuar për arsyje të mos funksionimit të rrugëve rurale për shkak të dëborës dhe ngricave në rrugë.
Sikur të mos mjaftontë vetëm dëbora dhe ngricat here pas here ka dhe mungesë të energjisë elektrike.
Po kështu edhe në disa njesi në bashkinë e Bulqizës ka probleme në mungesen e furnizimit me energji elektrike, me bllokime të rrugëve në disa fshatra te njesise Trebisht dhe Ostren , bashkia ka derguar disa borepastruese ne keto fshtatra te izoluar per ti ardhur ne ndihme komunitetit.
Per fat te mire nuk ka pasur rraportime per persona te semure.