Tregu industrial i qytetit të Burrelit i është nënshtruar një rikonstruksioni thuajse të plotë për të përmirësuar gjendjen e tij. Me financim të Bashkisë së Matit në këtë treg është rikonstruktuar çatia, hapsirat e brendshme, shtresa, rrjeti elektrik etj. Për të parë nga afër procesin e punimeve që është në fazën përmbyllëse ishte kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se ky investim do të përmirësojë kushtet për tregtarët dhe qytetarët që e frekuentojnë këtë treg. Sipas Malajt, projektet për zhvillimin e Matit dhe në mbështetje të biznesit nuk do të ndalen me kaq, pasi do të investohet edhe në tregun frigoriferik si dhe atë të gjësë së gjallë.

Tregu industrial i qytetit të Burrelit ishte amortizuar për shkak se nuk ishte ndërhyrë prej shumë vitesh. Ky investim pritet të zgjasë jetëgjatësinë e tij.