Shkolla 9 vjeçare “Ali Metra” në Komsi poi  nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Me financimin e qeverisë shqiptare, projekti i hartuar nga Bashkia Mat do të bëjë që ky objekt arsimor të bëhet me kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik që do ta frekuentojnë atë. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ishte këtë të hënë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Kryebashkiaku Malaj tha se me këtë investim synohet që të rritet cilësia e arsimit në Bashkinë e Matit, pasi shkolla do të jetë me kushte komode, me laboratore, ambjente sportive, sistem ngrohës bashkëkohor etj. Gjithashtu, Malaj u shpreh se për të mos penguar procesin mësimor, kati i parë i objektit do të jetë gati për datën 9 Shtator.

Megjithëse afati për përfundimin e punimeve është gjashtë muaj, puna po bëhet me intensitet për shkak të afrimit të fillimit të vitit të ri shkollor 2024 – 2025.