Sapo filloj rritja e temperaturave ne qytetin tone rifilluan djegia e pyjeve nga zjarret. Kjo plage e tmerrshme ka vite tashme qe godet ne menyre te rregullt vit pas viti pyje e Matit. Ajo qe mbete shqetesuese eshte qe fajtoret ja hedhin ne cdo rast palagur dhe vijojn jeten e tyre normalisht. Jane plot tre vatra te reja zjarri qe “pushtuan ” sot Vinjollin, Koder Lacin dhe Bazin. Per kete rast ka reaguar edhe Bashkia Mat e cila ka kerkuar bashkpunim me banoret per mbrojtjen e pyjeve.
Statusi i Bashkise Mat ne facebook
Ditën e sotme, fatkeqësisht janë evidentuar tre vatra zjarri në pyjet, në fshatin Vinjoll në Njësinë Administrative Lis, e cila rrezikonte shtëpitë e banimit dhe veprën e marrjes së ujit të pishëm, një vatër në fshatin Kodër Laç, në Njësinë Administrative Rukaj, gjithashtu një vatër tjetër zjarri e përfshirë në Malin e Bazit, në Njësinë Administrative Baz.
Bashkia Mat, me anë të Drejtorisë së Pyjeve, Mbrojtjes Civile, Administratorëve të Njësive, kryepleqve të fshatrave, ndihmës së banorëve dhe Ujësjellësit bënë të mundur izolimin e vatrave, neutralizimin dhe fikjen e zjarreve.
Shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarreve nuk dihen, janë të paqarta, teksa kanë nisur hetimet nga Policia e Shtetit.
Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Njësive Administrative të Bashkisë Mat të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e pyjeve.