Rezultoi pozitiv, Florjan Binaj tregon si po e kalon kohën në karantinë

Share

Pak ditë më parë, aktori i humorit Florjan Binaj rrëfeu se ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Ai tha se nuk kishte asnjë simptomë, por nga një test rutinë doli që ishte i prekur.

Binaj theksoi se ishte karantinuar që para se të dilte rezultati dhe se do të qëndronte në izolim deri në fund të karantinës.

Për ata që duan të dinë si po e kalon ai karantinën, aktori ua ka shuar kuriozitetin.

Flori ka postuar një video të një qeni duke fjetur gjumë, me mbishkrimin: “Të shtatat e karantinës”.

E ç’mund të bësh tjetër në izolim, veçse të flesh gjumë?!

Read more

Local News