Rekamë

13 raste me COVID-19 në burgun 313 kanë alarmuar institucionet shqiptare të drejtësise ku edhe kanë nisur hetimet. Regjimi i ashpër i “41 bis” është kthyer në vend strehimi për të paraburgosurit e prekur me COVID-19.

Mësohet se të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitiv janë transferuar në ambientet e regjimit të ashpër “41 bis”. Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, ka patur reagime edhe nga të paraburgosurit.

Burime të sigurta thonë se shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja ka kundërshtuar policinë dhe ka kërkuar të digjej burgu sepse sipas tij duhet të largohen të paraburgosurit me COVID-19. Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes.