“Tekat” e kryeministrit, jep leje për pensionistët të dalin jashtë Pothuajse të gjitha vendimet e situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë publikohen nga Kryeministri Edi Rama, për të mos thënë që edhe merren prej tij!

Por ndonëse në orën 14:45 ai lajmëroi për mbylljen e fundjavës, pra karantinimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë në banesa nga ora 17:00 e së premtes deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës, në mbrëmje nxjerr një tjetër vendim.

Me autoritetin që i jep ligji, ai lajmëron se pensionistët kanë të drejtë që të dalin nesër deri në orën 11:00. Mos u çudisni nëse pak më vonë, të dalë me një tjetër “urdhër”, ose prisni se nesër do të nxjerrë një tjetër urdhër pasnesër.