Sulm me Molotov ndaj Bashkisë Kurbin: Zjarri përfshin hyrjen
Në Kurbin ka nisur herët sot një aksion, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe kanë shkaktuar trazira para godinës së Bashkisë.
Protestuesit janë mbledhur para godinës së Bashkisë, ku kanë hedhur bomba molotov në hyrje të saj. Si pasojë, flakët kanë përfshirë një pjesë të hyrjes së Bashkisë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.