Familjarët e Sefedin Lleshit, 63 – vjeçarit që dyshohet se është mbytur në lumin Drin një javë më parë, ende nuk kanë asnjë shenjë të tij. Vetëm pas apelit të tyre në media, policia e Dibrës ju bashkangjit kërkimeve të familjarëve. Gjatë këtyre ditëve kërkimet janë zhvilluar gjatë gjithë bregut të lumit Drin, deri në Kukës, por nuk është parë asnjë shenjë e 63 vjeçarit. Megjithëse uniformat blu janë bashkë me familjarët, këta të fundit ngulmojnë të shkojnë aty edhe polumbarët për të kërkuar në thellësi të lumit ku dyshohet të jetë mbytur Sefedini.