Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, në Bashkinë Dibër do të jenë 99 qendra votimi nga 101 që ishin në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit të vitit 2022. Shkak për këtë është bërë rënia e numrit të votuesve që kërkon kodi zgjedhor për një qendër votimi. Kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 19 në Dibër, Mirjan Kaloshi tha se puna aktualisht vijon me miratimin e komisionerëve për 99 qendrat e votimit. Sipas tij, 90 qendra votimi do të jenë në ambjente publike dhe 9 qendra votimi në ambjente private.

Subjektet zgjedhore që kanë komisioner në këto zgjedhje duhet të dërgojnë emrat për çdo qendër votimi, megjithëse ndryshime të komisionerëve mund të bëhen deri në 24 orë para ditës së zgjedhjeve.