Masive të shumta gurësh kanë rënë ditën e sotme në segmente të ndyshme të rrugës së Arbrit, pas rreshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.
“BallkanWeb”, bën të ditur se më problematike situata paraqitet në Bypassin e Murrizit dhe në segmentin Tiranë-Klos.
Rrëshqitja e tokës si pasojë e fryrjes nga shiu ka bërë që në një gjatësi të konsiderueshme ky segment të bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve si rezultat i pranisë së gurëve.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të tregohen tepër të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën.
Po ashtu, në pjesën e Qafë Murrizit ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa momentalisht problemi i vetëm është prania e gurëve në rrugë.