Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në veri të vendit por pa probleme me bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se reshje dëbore ka pasur në qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Ajo u bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore.