Rrugët rurale në Bashkinë e Bulqizës u dëmtuan keq si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që ranë 10 ditë më parë. Një ndër këto rrugë të cilat u gërryen si pasojë e vërshimit të ujërave të shiut ishte edhe ajo e lagjes “Çupaj” në Bulqizë. por me përmirësimin e kushteve të motit, Drejtoria e Shërbimeve në bashkinë e Bulqizës ka nisur riparimin. Mjetet e sektorit të rrugëve ishin këtë të mërkurë në lagjen “Çupaj”, ku bënë të mundur shtrimin me zhavor të rrugës. Tekniku i Rrugëve në Drejtorinë e Shërbimeve në Bashkinë Bulqizë, Haki Teodori tha se pas rehabilitimit të këtij aksi, puna do të përqendrohet në rrugë të tjera të dëmtuara nga shirat.
Megjithëse një pjesë e rrugëve rurale të kësaj bashkie kanë qenë të rehabilituara, reshjet e shumta të shiut i kanë dëmtuar ato, ndonëse kanë patur edhe kanale kulluese anësore.