Reshje lokale shiu në Mat, nuk raportohen dëme të mëdha në bujqësi

0
18

Lugina e Matit është përfshirë nga reshje afatshkurtëra lokale shiu këtë të mërkurë, teksa u shoqërua në disa zona me intensitet të lartë dhe erë të fortë. Më e prekur ishte ana jugore e luginës së Matit ku janë shkaktuar dëme të vogla në të mbjella. Era e fortë bëri që të dëmtojë të mbjellat e vona me misër, ndërsa tek ato të hershmet nuk shkaktoi probleme. Reshjet e shiut zgjatën për disa minuta teksa u zhvendosën në pjesën lindore të luginës së Matit. Ndërkohë, stuhia e fuqishme u shoqërua edhe me shkarkesa elektrike. Nga komunikimet me autoritetet vendore, nuk ka shkaktua dëmtime të veprave publike si kanalet vaditëse apo rrugë automobilistike. Ndërkohë, sinoptikanët parashikojnë që të mos ketë reshjet në ditët në vijim, ndërsa teperaturat do të zbresin deri në 33 gradë Celsius ato maksimale e 17 gradë Celsius ato minimale, për t’ju rikthyer rritjes sërish në fundjavë, ku termometri pritet të shkojë në 36 e 37 gradë Celsius.