Njësia Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit në rrethin e Matit është me pasuri të jashtëzakonshme historike. Këtë fakt e tregojnë edhe fortesat e ndodhura në majat e maleve të fshatrave Xibër-Hane e Shkallë me kalanë Ilire si dhe në fshatin Petrlbë me Kalanë e Skënderbeut. Janë pikërisht këto dy objekte të rëndësishme të historisë së vendit tonë të shpallura monument kulture i kategorisë së parë. Kalaja Ilire e Xibrit ndodhet në lartësinë 930 metra mbi nivelin e detit. ajo qendet mes fshatrave Xibër – Hane mbi lagjen “Splaj”, fshatit Shkallë dhe fshatit Dars. Historiani Sefer Duka thotë se kjo kala i përket periudhës Ilire në shekullin e V-stë para erës sonë, duke bërë atë ndër më të vjetrat në vendin tonë. Sipas Dukës të dhënat arkeologjike kanë treguar elementët bazë të kulturës Ilire dhe të fisit të pirustëve.

Por siç e tham më lart, në Xibër ndodhet edhe kalaja e Petralbës që i përket një periudhe të mëvonshme. Gërmimet në të kanë gjetur gjurmë deri në periudhën e Kastriotëve, ndërsa ishte vetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu që e rindërtoi dhe e përdori për qëllime strategjike, por edhe si një rezidencë verore e familjes së tij. Historiani Sefer Duka, tregon se për shkak të pozicionit gjeografik kjo kala kishte një rëndësi të veçantë gjatë asaj periudhe.

Për eksploruesin e natyrës dhe promovues i turizmit Abdulla Diku, në këto objekte por edhe disa të tjera në tërësi mungojnë investimet. Diku shprehet se institucionet përgjegjëse si Bashkia e Klosit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duhet të krijojnë një paketë turistike për Xibrin, për shkak të resurseve të mëdha që ka. Pamja nga këto dy objekte është vërtetë madhështore pasi ka një panoramë të gjerë të luginës së Matit, Bulqizës dhe rruga e Arbrit që kalon përmes njësisë Xibër.

Ndërkohë, Bashkia e Klosit ka një plan zhvillimi të turizmit në këtë njësi administrative. Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjinaj thotë se në këtë zonë po zbatohet një projekt i cili përfshin ndërtimin e një muzeu pranë Kalasë së Petralbës, hapjen e shtigjeve për vizitorët në këto objekte dhe krijimi i një brochure informuese. Po ashtu, vetë bashkia pritet të ndërhyjë në pastrimin e ambjenteve përreth kalave në mënyrë që ato të jenë sa më të dukshme për vizitorët.

Në paketën turistike për Xibrin nuk mund të mbetet jashtë edhe ura e Vashës, e cila mbart një histori shekullore, por edhe stilt ë veçantë akitekturor

https://www.youtube.com/watch?v=tjVLnVOZEo4