Brenda pak ditësh lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës nuk do të ketë më probleme me ndotjen për shkak të amortizimit të rrjetit të ujërave të ndotura. Projekti që ka nisur prej muajsh për rehabilitimin e plotë të këtij rrjeti, po shkon drejt fundit. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte vetë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai tha se ky investim ka qenë një domosdoshmëri prej shumë vitesh që duhej zgjidhur, sidomos pas situatave të krijuara me ndotjen e ujit të pijshëm.
Kryebashkiaku Alla tha gjithashtu se krahas ndërtimit të rrejtit të ri të ujërave të ndotura puna është përqendruar edhe në lirimin e hapsirave publike të cilat kanë qenë uzurpuar padrejtësisht. Kjo ndërhyrje ka mundësuar që puna për rrjetin e ri të mos pengohet dhe ato hapsira t’i rikthehen komunitetit.
Ndërkohë banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës shprehen se me këtë investim, merr fund gangrene e ujërave të ndotura që rridhnin në sipërfaqe.