Rehabilitohet rruga e lagjes “Kurti” në fshatin Gurrë e Vogël
Bashkia e Klosit ka vijuar punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat më të vështira të rrugëve rurale. Për shkak të terrenit të thyer në shumë rrugë fshatrash kalimi i automjeteve në stinët me shi e dëborë bëhet thuajse i pamundur. Nisur nga kjo, bashkia Klos vijon zbatimin e projektit për shtrimin me beton të pikave më problematike të këtyre rrugëve. Sëfundmi puna është përqendruar në fshatin Gurrë e Vogël, ku po shtrohen me beton disa malore, në lagjen “Kurti”. Banorët thonë se këto investime zgjidhin problemet e kahershme të fshatit me infrastrukturën rrugore. Pas përfundimit të shtrimit me beton të segmenteve problematike në këtë lagje, puna do të vijojë edhe me rrugë të tjera të fshatrave të Gurrës por edhe të njësive të tjera administrative të Bashkisë së Klosit.