Mat Televizion e ka ngritur vazhdimisht problematikën e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi për të gjithë segmentët e dëmtuar. Ndonëse tashmë rehabilitimi total i segmentit Burrel – Klos është drejt fundit, problem mbeten akset e tjera.
Megjithatë, firma mirëmbajtëse e kësaj rruge, ka ndërhyrë në aksin nga Ura e Fshatit Fshat deri në Peshkopi. Në këtë segment të rrugës nacionale janë mbushur të gjitha gropat që ishin shfaqur në rrugë e qëndronin aty prej 3 vitesh.
Edhe pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë për të gjithë ata që pe përdorin këtë rrugë, të paktët mjetet nuk përballen me gropa që rrezikojnë jo vetëm dëmtimin e tyre, por edhe jetën e njerëzve.
Nëse segmenti Klos – Peshkopi iu nënshtrua një ndërhyrje provizore, për segmentin tjetër problematik të po kësaj rruge Burrel – Skuraj ende nuk ka një dritë jeshile. Në këtë pjesë të rrugës nacionale mjetet vijojnë të përballen me gropa të mëdha dhe të rrezikshme sidomos nga Burreli deri tek Ura e Ulzës ku është edhe dëmtimi më i madh.