Rrugët e fshatit Gurë i Bardhë në Bashkinë e Klosit po i nënshtrohen një ndërhyrjeje të përgjithshme nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës pranë kësaj bashkie. Të gjitha rrugët e këtij fshati, përfshirë edhe atë kryesoren që e lidh me njësinë administrative apo qytetin e Klosit ishin kthyer në një gangrenë të madhe për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Vetë banorët shprehen se me këtë ndërhyrje, do tju letësohet qarkullimi me mjete, por ata kërkojnë që ndërhyrje të tilla të bëhen më shpesh, meqë mundësia për t’i shtruar me asfalt nga ana e bashkisë nuk është, të paktën të mirëmbahen.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos, Jetmir Dedolli tha se sapo të përfundojë rehabilitimi i rrugëve të fshatit Gurë i Bardhë, puna do të zhvendoset në fshatin Xibër – Hane.