Krahas punës për rehabilitimin e hapsirave publike në qytetin e Burrelit, Bashkia e Matit ka nisur punën për rehabilitimin e qendrave të Njësive Administrative. Aktualisht puna është përqendruar në dy njësitë më të mëdha të kësaj bashkie siç është ajo e Komsisë dhe e Lisit. Rehabilitimi i këtyre qendrave përfshin krijimin e hapsirave pushuese për banorët, si dhe vendosje të gjelbërimit. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se të njëjtit proces do t’i nënshtrohen të gjitha qendrat e njësive administrative e pas tyre, do të punohet në qendrat e fshatrave në mënyrë që edhe ata që jetojnë në zonat rurale të kenë hapsira të përbashkëta dhe çlodhëse. Po ashtu, paralelisht po punohet edhe për fasadat e njësive administrative që dikur kanë qenë zyrat e Komunave.