Bashkia e Matit po punon për rehabilitimin e rrugëve të Njësisë Administrative Rukaj. Aktualisht puna është përqendruar në fshatin Rremull ku është shtruar aksi nga fshati Rukaj dhe është funksional segmenti nga Përroi i “Zanës” deri në qendër të Rremullit, janë hapur rrugë lagjesh, banesash apo varrezash. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se puna do të vijojë në këtë njësi deri në rehabilitimin e çdo aksi që të jetë funksional gjatë gjithë vitit.
Malaj nuk la pa falenderuar edhe forcat e armatosura që zgjodhën Macukullin për stërvitjen e radhës që konsistoi me punë në komunitet.
Flotës së mjeteve të Bashkisë së Matit për rehabilitimin e rrugëve të njësisë Rukaj ju janë bashkuar edhe mjete të firmës “KURUM” si kontribut i kësaj kompanie në komunitet.