Çmimi i hidrokarbureve në vendin tonë ka pësuar një luhatje të lehtë duke u ulur me 2 deri në 5 lekë për litër. Por krahasuar me vendet fqinje sërisht çmimi është shumë më i lartë. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut një litër naftë tregtohet me pakicë 138 lekë, ndërsa në vendin tonë nga 185 deri në 188 lekë. Diferenca është me rreth 50 lekë për litër.

Po ashtu, i njëjti çmim është edhe në Kosovë ku një litër naftë tregtohet me 1.37 euro, pra afërsisht 50 lekë më lirë se në vendin tonë.

Ekspertët dyshojnë se çmimi tavan që po mbahet pas shkrirjes së bordit të hidrokarbureve është një marrëveshje e fshehtë mes kompanive importuese dhe tregtuese të naftës.

Por jo vetëm kaq, prej dy vitesh nuk ka asnjë reagim nga shoqëria civile e cila siduket tashmë është mësuar me çmimin e lartë të karburanteve edhe pse në bursën ndërkombëtare dhe vendet fqinje çmimi ka rënë në mënyrë drastike nga nisja e luftës në Ukrainë e cila ishte edhe pikënisja e rritjes së çmimeve të hidrokarbureve në mbarë botën.